Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, ku dënojnë sulmet e Iranit në rajon. "Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e regjimit iranian kundër civilëve dhe infrastrukturës energjetike", thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga të gjithë ministrat e jashtëm të G7-ës, përfshirë SHBA-në. Ky dokument, pas shumë mosmarrëveshjesh, shënon unitetin e ripërtërirë politik të Perëndimit. "Sulmet e pajustifikueshme të regjimit iranian kundër shteteve të Gjirit kërcënojnë sigurinë rajonale dhe globale", thuhet në dokument.