Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor. Rastin e ka njoftuar të mërkurën vonë Prokuroria Themelore e Pejës, po pa dhënë detaje konkrete, pasi hetimi vazhdon.