Top Channel/ Futbollisti argjentinas në zi, humb gruan dhe dy fëmijët nga tërmeti në Venezuelë
29/06/2026 21:47

Një futbollist argjentinas që aktivizohet në kampionatin e dytë të Venezuelës po përjeton një tragjedi të rëndë familjare, pasi bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin javën e kaluar. Lucas Trejo, lojtar i Club Sport Marítimo La Guaira, ka kaluar ditët e fundit mes shpresës dhe dëshpërimit, duke kërkuar nën rrënoja për gruan e tij Yanina dhe fëmijët e tyre Aarón dhe Ainhoa, pas shembjes së shtëpisë së tyre në zonën bregdetare të La Guaira, një nga rajonet më të goditura nga fatkeqësia. Sipas familjarëve, futbollisti është “i mbingarkuar emocionalisht”, ndërsa në vendngjarje nuk ka mbetur pothuajse asgjë nga banesa ku jetonte familja. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende, por shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po zbehen me kalimin e kohës. Trejo ndodhej në kamp stërvitor me ekipin në Karakas kur ndodhën tërmetet dhe menjëherë u nis drejt shtëpisë së tij, por ajo që gjeti ishte një skenë shkatërrimi total. “Nuk ka mbetur asgjë”, kanë deklaruar familjarët, duke theksuar se kërkimet po bëhen me mjete të kufizuara dhe ndihma të pamjaftueshme. Klubi i tij ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për futbollistin, duke publikuar një mesazh mbështetjeje dhe një fotografi familjare, ndërsa e gjithë skuadra është mobilizuar për ta ndihmuar në këto momente të vështira. Tërmetet e fuqishme, të cilat sipas autoriteteve kanë shkaktuar mbi 1,400 viktima dhe mijëra të zhdukur, janë cilësuar si ndër më shkatërruesit në historinë e Venezuelës. Ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren, ndërsa pas 72 orëve të para shpresat për të mbijetuarit po pakësohen ndjeshëm.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55