Top Channel/ “Fusni Serbinë në BE që Ballkani të stabilizohet”, thirrja e Orban në PE
09/10/2024 20:03

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, kritikoi bllokun në seancën plenare të Parlamentit Europian, duke thënë se nuk po mban premtimet e bëra vendeve të Ballkanit përpara 20 viteve, duke veçuar sidomos rastin e Serbisë. “Duhet të fokusohemi sidomos tek Serbia. Pa Serbinë, nuk mund ta stabilizojmë Ballkanin. Përsa kohë Serbia nuk është pjesë e Bashkimit Europian, Ballkani mbetet një rajon i paqëndrueshëm”, tha ai. Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp në Strasburg që ai mbajti më pas, një demonstrues hyri në sallë duke shkaktuar momente tensioni. Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2009, ndërsa statusin e vendit kandidat e mori në vitin 2012, para se të fillonte negociatat në vitin 2014. Edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë filluar negociatat për anëtarësim, ndërsa Bosnje e Hercegovina mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022. Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat, dhe ka aplikuar për anëtarësim në fund të vitit 2022. Orban kujtoi në fjalimin e tij se dy dekada më parë, BE-ja u kishte premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE. “Presidenca hungareze është e mendimit se ka ardhur koha ta përmbushim këtë premtim”, u shpreh ai, ndërsa njoftoi zhvillimin e një samiti me Ballkanin Perëndimor.

Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
Top News – Gabimi trashanik i oficerit francez, zbulon vendndodhjen e aeroplanmbajtësen luftarake
20/03 22:00
Top News- Macron “luftë” në det me Putinin, marina franceze godet flotën fantazmë të Rusisë
20/03 21:15
Top News- “U pushuam nga puna se hetuam Trump”, plas në FBI mes agjentëve e drejtorit
20/03 20:56
Top News- Komanda jugore e SHBA godet anijen në Paqësor, Trump nuk fal: Ishin trafikantë
20/03 20:12
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
DIGITALB DIGITALB