Me ngritje vetullash dhe mosbesim është pritur lajmi i nisjes së fushatës sensibilizuese të qeverisë britanike në mediat shqiptare dhe rrjetet sociale, e cila synon frenimin e ardhjes së shqiptarëve përmes La Manshit me gomone. Qeveria e Rishi Sunak përmend rrezikun, por edhe ndalimin dhe dëbimin e atyre qe do vijnë ilegalisht, ndërsa opozita laburiste e cilëson si të pabesueshme dhe në kaos sistemin e emigracionit, ndërsa shoqatat e refugjatëve si të pakuptimtë.