Gjatë fushatës elektorale, është koha kur partitë politike më shumë se kurrë hapin thesin e parave. Fondi i caktuar nga buxheti i shtetit për financimin e subjekteve zgjedhore për garën e 14 majit është 100 milionë lekë, ndërkohë partitë sigurojnë të ardhura edhe nga financime private prej simpatizantëve. Para të cilat, shpërndahen edhe te bizneset të cilat kujdesen për organizimin e aktiviteteteve të kandidatëve zgjedhorë, të cilat sipas ekonomistëve ndikojnë në rritjen e të ardhurave të shqiptarëve.