Top Channel/ Fushata e Ministrave të Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës janë kundër
18/04/2021 12:23

Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, e ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të jenë sërish pjesë e tubimeve në mbështetje të kandidatëve të tyre për deputetë. Por, këtë angazhim të partisë në pushtet nuk po e mirëpresin qytetarët në Kosovë. Ata thotë se qeveria e re nuk duhet të bëhet pjesë e debateve të brendshme politike të vendeve në rajon, por të rrisin bashkëpunimin. Për qytetarët më me prioritet është pandemia, shpëtimi i vendeve të punës, e arsimi, sesa marrja pjesë në fushatat zgjedhore në Shqipëri. Top Channel ka adresuar pyetje në zyrën e kryeministrit, në lidhje me një vizitë të mundshme të Kryeministri Albin Kurti në Shqipëri, por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka refuzuar të përgjigjet. Njëjtë kanë vepruar edhe deputetët që zhvilluan takime me qytetarë gjatë fundjavës, duke u shprehur se është temë e ndjeshme. Fushata zgjedhore e ministrave dhe deputetëve të LVV-së me kandidatët e pavarur në Shqipëri, u zhvilluan gjatë fundjavës së 10 dhe 11 prillit, kur në Kosovë hynë në fuqi masat anti- covid, nga të cilat gastronomia dhe qendrat tregtare u mbyllën e bizneset e tjera u obliguan të punojnë më gjysmën e kapaciteteve.

Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00