Një avari serioze ka lënë pa ujë vaditës mijëra fermerë në qarkun e Fierit. Mbrëmjen e djeshme, është regjistruar një çarje e argjinaturës së kanalit shkarkues në liqenin e Thanës, duke bërë që procesi i ujitjes të ndërpritet menjëherë për një sipërfaqe masive prej rreth 32,400 hektarësh. Dëmtimi ka ndodhur pranë pikës së njohur si shkarkuesi katastrofik i liqenit. Për shkak të rëndësisë jetike që ky kanal ka për bujqësinë e zonës, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit ka reaguar me shpejtësi duke zbritur në terren që në orët e para për të nisur punën për riparimin e avarisë.