Top Channel/ Furtunë në qeverinë greke, Mitsotakis ndryshon katër ministra, shtatë zëvendës/ministra
14/06/2024 23:12

Pesë ditë pas një rezultati jo të mire të kosnervatorëve në zgjedhjet për PE, megjithëse përsëri kryesojnë, kryeministri grek dhe lideri I Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis reformatoi qeverinë e tij, në një përpjekje për tu treguar grekëve se ka marrë mesazhin nga kutia e votimeve. Ai ka ndryshuar 5 ministra , katër prej tyre kanë dalë jashtë skemës qeveritare ,ndërsa një ka ndryshuar portofol. Por gjithashtu edhe 7 zv.ministra nuk janë më pjesë e kabinetit qeveritar. Ndërkohë ka mbajtur ministrat e tij të jashtëm dhe të financave për të treguar vazhdimësinë e politikës. Midis ndryshimeve kryesore bie në sy zëvendësimi I ministres së Brendshme pas skandalit të rrjedhjes së e-maileve të grekëve homogjenë dhe vendin e saj e merr zoti Theodhoros Livanios. Gjithashtu ish ministri I Rendit Takis Theodorikakos merr Ministrinë e Zhvillimit. Zëvendësohet edhe ministrja e Punës NGA Zonja Nikis Kerameos , bashkë me zv ministrin e këtij dikasteri. Në krye të ministrisë së emigracionit vjen ish ministri i Mbrojtjes Nikos Panajotopoulos, ndërsa zëvendësohet gjithashtu ministri I Zhvillimit Rural nga Kostas Tsiaras. Edhe postin e zëvendësministrit të Maqedonisë dhe Trakës , ministri me qëndër në Selanik për arsye kuptimplote, e merr Kostas Gjulekas, një politikan I njohur edhe në Shqipëri. Demokracia e Re humbi më shumë se 13 pikë ose gati 1 mnl vota brenda 10 muajve , në zgjedhjet e së dielës , kur edhe mospjesmarrja shënoi një record prej vitit 1974 ,cka interpretohet si zhgënjim I grekëve nga politika dhe kryesisht edhe nga politika qeveritare. Mitsotakis me këtë levizje kërkon të përmirësojë veprën e qeverisës së tij në ato poste nevralgjike ku shprehen edhe pakënaqësitë e qytetarëve si efikasiteti I dobët ndaj shtrenjtësisë dhe rënies së nivelit të jetesës, problemet në sektorin e bujqësisë, kriminaliteti ,mungesa e fuqisë punëtore , emigracioni dhe rritja e fuqisë të së djathtës ekstreme sidomos në Greqinë e Veriut, ndaj dhe shumë prej anëtarëve të rinj vijnë nga kjo zone dhe nga prefektura të ndryshme të vendit. Pas betimit të ministrave dhe zy/ministrave të rinj pasditen e së premtes , mëngjesin e së shtunës është planifikuar mbledhja e pare e kabinetit të ri. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04