Një 28-vjeçar në Bulqizë ka furnizuar makinën me naftë dhe është larguar me shpejtësi pa paguar, por gjatë arratisjes ka rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit. I riu tashmë është arrestuar, teksa rezulton i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.