Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës para Kuvendit, ndërsa deputetët priten të mblidhen për seancë plenare në orën 10:00. Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.