Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan Peqin pranë fshatit Përparim. Një mjet tip furgon i transportit të mallrave ka përplasur për vdekje një 73 vjeçar kalimtar. Agim Hoxha ka gjetur vdekjen e menjëhershme i përplasur nga makina teksa kalonte rrugën ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua.