Një jaht i vogël me turistë italianë është mbytur mëngjesin e sotëm në afërsi të brigjeve të Zvërnecit në Vlorë. Shkak është bërë përplasja e jahtit me shkëmbinj nënujorë, rreth 70 metër nga bregu i detit. Në bord kanë qenë 4 turistë nga Pavia e Italisë, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët kanë arritur të dalin në breg fatmirësisht pa probleme.