Top Channel/ Fundjavë vdekjeprurëse në Gaza! UNICEF: 50 fëmijë janë vrarë në 48 orët e fundit
03/11/2024 22:45

Mbi 50 fëmijë dyshohet se janë vrarë në Gaza mes dhunës së intensifikuar, gjatë 48 orëve të fundit. Po ashtu, fushata e vaksinimit për infeksionet, e rifilluar së fundmi në Gazën veriore, po përballet me ndërprerje për shkak të konfliktit të vazhdueshëm. Në 48 orët e fundit, mbi 50 fëmijë raportohet se janë vrarë në Jabalia, në veri të Gazës, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë. Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it tha të dielën se sulmet kanë shënjestruar dy ndërtesa banimi në 2 ditët e fundit. “Kjo ishte një fundjavë vdekjeprurëse e sulmeve në Gazën e Veriut,” tha ajo në një deklaratë. Zyrtarët palestinezë kanë raportuar gjithashtu se një sulm izraelit me dron goditi një klinikë në rajon, ku fëmijët po vaksinoheshin, duke plagosur gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë. Lufta në Gazë filloi pas një sulmi të Hamasit në Izraelin jugor para më shumë se një viti, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 250 të tjerë. Kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 42,400 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin mijëra luftëtarë të Hamasit.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07