Nga kjo e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten vrasnësira të herëpashershme në qendër dhe në jug të vendit, përfshirë zonat kodrinore dhe malore të kryeqytetit, ku vijojnë ende të jenë aktive disa vatra zjarri.