Plazhi mbyll çadrat, por pa e humbur gjallërinë. Çdo fundjavë, ai mbetet zgjedhja e parë për shumë qytetarë që duan të kalojnë një ditë pushimi buzë detit. Mes tyre ka dhe frekuentues besnikë të plazhit të Durrësit në çdo stinë. Ndonëse reshjet e ditëve të fundit i kanë bërë thuajse të pamundura banjot e diellit. Rrezet e tij të ngrohta nën flladin e jodizuar të Adriatikut shoqërojnë shëtitjet dhe ecjet e gjata sportive.