Prej kohësh Dubai ishte kthyer në strehën e personazheve të botës së krimit të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të shumëkërkuarit qëndronin në këtë destinacion të pa prekur nga ligji. Por ky mit ra pas takimeve intensive mes dy shteteve dhe bashkëpunimit të interpolit.