Top Channel/ “Fundi i koalicionit nuk është fundi i botës”/ Orë dramatike në Gjermani, Scholz…
07/11/2024 21:11

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i quajti orë "dramatike" orët e përjetuara "në politikën e jashtme si dhe të brendshme", që të mërkurën në mbrëmje (06.10.) dhe që të martën. "Debati publik dhe interesi medial është përqendruar plotësisht në pasojat pas vendimeve të zgjedhjeve në SHBA dhe që prej dje në mbrëmje këtu në Gjermani", tha ai sot në një deklaratë në Berlin. Situatën e pazakontë për Gjermaninë, presidenti Steinmeier e argumentoi me faktin që "ka ndodhur rrallë" "në historinë 75 vjeçare të Republikës Federale, që një koalicion qeverisës të mos ketë më shumicë në Bundestagun Gjerman para përfundimit të periudhës legjislative." Steinmeieri kuptoi me këto fjalë daljen dje të partisë liberal-konservatore FDP nga koalicioni trepartiak qeverisës me socialdemokratët (SPD) dhe Të Gjelbrit. Këto e lanë koalicionin Scholz, rreth 3 vjet pas ardhjes në pushtet, pa shumicë në Bundestag. Presidenti Steinmeier deklaroi se do të nënshkruajë në mesditë kërkesën për lirimin nga detyra të ministrit të Financave të Gjermanisë, Christian Lindner nga FDP. Këtë kërkesë ia paraqiti dje në mbrëmje kancelari Olaf Scholz. Dy ministra të tjerë liberalë në qeveri, Buschmann dhe Stark-Watzinger kanë paraqitur nga ana e tyre dorëheqjen, konfirmoi Presidenti gjerman. Por "fundi i një koalicioni nuk është fundi i botës, është një krizë politike që duhet dhe do ta lëmë pas" shtoi Steinmeier. Ai tërhoqi vëmendjen se "demokracia jonë është e fortë" dhe se kushtetuta, ligji themelor kanë përcaktime të qarta për pjesën tjetër të procedurës. Parlamenti mund të hapë rrugën për zgjedhje të reja pasi kancelari e humbet votëbesimin. Kancelari Scholz "deklaroi se do ta kërkojë votëbesimin në Bundestag". Gjermanisë i duhen "shumica të qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për veprim". Steinmeier kujtoi se është Presidenti i Gjermanisë ai që vendos për shpërndarjen e Bundestagut. Por ai tha se "jam i gatshëm për këtë vendim nëse Bundestagu ia heq votëbesimin kancelarit federal në kuadrin e procedurës së parashikuar në nenin 68 të Ligjit Themelor." Presidenti Steinmeier bëri thirrje për "arsye dhe përgjegjësi" në situatën aktuale dhe për të mos u marrë me "taktika dhe përleshje". Ai tha se shumë njerëz në Gjermani "vështrojnë me shqetësim situatën e pasigurt politike" në Gjermani, në Evropë dhe në botë "edhe pas zgjedhjeve në SHBA". Presidenti gjerman kujtoi në fund sfidat e pazakonta me të cilat përballet bota dhe Gjermania. "Pres që të gjithë ata që janë përgjegjës të përgjigjen në përputhje me përmasën e sfidave", përfundoi ai.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34