Fushata presidenciale në SHBA ka hyrë në javën e fundit, dhe kandidati republikan Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate Kamala Harris, nuk ia kanë kursyer akuzat njëri-tjetrit. Secili prej tyre e gjen tek kundërshtari shkakun e polarizimit të thellë të shoqërisë amerikane.