Top Channel/ Fund i hidhur për ish-ministrin e Singaporit! Dënohet me burg, u shpall fajtor për…
03/10/2024 22:35

Një ish-ministër i qeverisë së Singaporit u dënua të enjten me një vit burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për marrje të paligjshme të dhuratave, në një çështje të rrallë penale që përfshin një ministër në qendrën financiare aziatike. Ish-ministri i Transportit S. Iswaran ishte deklaruar fajtor javën e kaluar për një akuzë për pengim të drejtësisë dhe katër të tjera për pranimin e dhuratave nga njerëzit me të cilët kishte marrëdhënie zyrtare. Ai është ministri i parë që akuzohet dhe dënohet me burg në Singapor në gati 50 vjet. Gjykatësi Vincent Hoong, në vendimin e tij, tha se ekziston një pritshmëri se drejtuesit e posteve të larta “duhet të shmangin çdo perceptim që i bën ata të duken se mund të ndikohen nga ryshfetet”. “Unë jam i mendimit se është e përshtatshme të shqiptohet një dënim që tejkalon pritshmëritë e të dyja palëve”, tha gjykatësi Hoong ndërsa njoftoi vendimin e dënimit me 12 muaj burg për pesë akuzat. Mbrojtja kishte kërkuar jo më shumë se tetë javë burg, ndërsa prokuroria kishte bërë përpjekje për të siguruar një dënim prej gjashtë deri në shtatë muaj burg. Gjykata miratoi kërkesën e ish-ministrit Iswaran për të shtyrë fillimin e dënimit të tij deri të hënën, njoftoi kanali televiziv “Channel News Asia”. Nuk është e qartë nëse ai do ta apelojë dënimin. Ish-ministri Iswaran fillimisht u përball me 35 akuza, por prokurorët vendosën ta vazhdonin gjyqin me vetëm pesë prej tyre, ndërsa dy akuzat për korrupsion i reduktuan në një akuzë për marrje në mënyrë të paligjshme të dhuratave (ryshfet). Prokurorët thanë se do të aplikojnë që 30 akuzat e mbetura të merren në konsideratë për dënimin. Iswaran mori dhurata me vlerë mbi 57,000 dollarë amerikanë nga Ong Beng Seng, një manjat malajzian i pasurive të patundshme me bazë në Singapor, dhe biznesmeni Lum Kok Seng. Dhuratat përfshinin bileta për garën “Formula 1” të Singaporit, verë, uiski dhe një biçikletë luksoze”.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57