Top Channel/ “Fund dominimit të Perëndimit”. Putin “drejton busullën” nga Kina dhe India
31/03/2023 22:28

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të premten një strategji të re të politikës së jashtme ruse që synon të kufizojë "dominimin" perëndimor dhe të identifikojë Kinën dhe Indinë si partnerë kryesorë për të ardhmen. Dokumenti i ri vendos sërish perden e Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Perëndimit lidhur me ofensivën e Moskës në Ukrainë. "Federata Ruse synon t'i japë përparësi eliminimit të gjurmëve të dominimit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera jomiqësore në politikën botërore", thuhet në dokumentin e strategjisë. Termi "vende jomiqësore" përdoret nga Rusia për t'iu referuar atyre vendeve, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut, që kanë dënuar fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë dhe kanë miratuar sanksione. Dokumenti prej 42 faqesh, i cili u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, thoshte se Rusia do të synonte "të krijojë kushtet që çdo shtet të refuzojë qëllimet neo-kolonialiste dhe hegjemoniste". Duke shpallur dokumentin në një takim të këshillit të sigurisë, Putin tha se përditësimet e strategjisë së Rusisë për angazhimin në skenën globale ishin të nevojshme për shkak të "ndryshimeve radikale" në botë. Strategjia pasqyron qëndrimin gjithnjë e më anti-perëndimor të liderit rus përballë sanksioneve dhe ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, siç u pa edhe në fjalimin e tij për gjendjen e kombit muajin e kaluar. Rusia është bërë gjithnjë e më e izoluar në skenën botërore dhe ka kërkuar të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike me vendet në Afrikë dhe Azi, si Kina dhe India, të cilat morën një qëndrim më neutral ndaj ofensivës së saj në Ukrainë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55