Top Channel/ Ftesa nga Rusia, BE presion Serbisë: Mos shkoni në Moskë
15/04/2025 22:47

Brukseli paralajmëron Serbinë se mund t’i bllokojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nëse presidenti Aleksandër Vuçiç merr pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj në Moskë. Mediat ruse raportuan se Aleksandar Vuçiç do të ishte një nga personalitetet e huaj të pranishme, si dhe do të kontribuonte me pajisje ushtarake në spektaklin e 9 majit. Në përgjigje, zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiç se vizita e tij do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në Bashkimin Evropian. "Ne duhet të sigurohemi që ata të kuptojnë se disa vendime vijnë me një kosto", tha Jonatan Vseviov, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së punëve të jashtme të Estonisë, duke shtuar se "Pasoja është që ata të mos anëtarësohen në Bashkimin Evropian". "Rusët kanë punuar shumë për të bindur njerëzit të marrin pjesë... Për ne kjo do të jetë një provë e rëndësishme. Në thelb ajo që ne shikojmë është nëse ata janë apo jo në anën tonë apo luajnë në ekipin tjetër", u shpreh zyrtari i lartë i Estonisë. Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e jashtme e bllokut, tha se ministrat e jashtëm të BE-së kishin diskutuar shtetet anëtare të ardhshme që do të merrnin pjesë në ceremoninë në Moskë, në një takim të hënën. “Ajo që u diskutua gjithashtu shumë qartë, dhe u tha nga shtete të ndryshme anëtare, është se çdo pjesëmarrje në paradat ose festimet e 9 majit në Moskë nuk do të merret lehtë nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia po zhvillon një luftë në shkallë të plotë në Evropë”, u tha ajo gazetarëve pas takimit. Serbia ka aplikuar për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian në vitin 2009 dhe u bë kandidate për anëtarësim në vitin 2012, por vijon të mbajë raporte të ngushta me Rusinë. Bisedimet për pranimin e Serbisë kanë ngecur vitet e fundit, për shkak të mbështetjes së saj të dukshme për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia. Beogradi ka refuzuar të miratojë sanksione perëndimore kundër Rusisë në përgjigje të luftës, të cilën shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kërkojnë si kriter për anëtarësim.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58