Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat: Nëse do t`u besojmë sondazheve, gara është kokë më kokë. Nëse do t`i drejtohemi modeleve të parashikimit, Donald Trump ka pak më shumë gjasa të fitojë se Kamala Harris.