Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të martë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samiti global në Spanjë. Sipas Berishës, kryeministri e mbajti sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra.