Fshati Zëmblak në Maliq u përmbyt i gjithi pasi përrenjtë dolën nga shtrati dhe vërshuan në rrugë si pasojë e rreshjeve të shiut. Mjaftuan disa orë me shi të rëmbyer për të bërë që rrugët kryesore dhe dytësore të fshatit të mbulohen nga uji i cili hyri edhe brenda shtëpive ndërsa banorët tregojnë se mes panikut dolën jashtë dhe u përpoqën te shpëtojnë gjënë e gjallë ndërsa thonë se mungesa e ndërhyrjeve në infrastrukturë ka bërë që ata të mbeten të ekspozuar përballë rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore