Dikur një nga fshatrat më të gjallë të Lunxhërisë, Dhoksati i Gjirokastrës po përjeton sot një boshatisje dramatike. Para disa vitesh, në këtë fshat jetonin rreth 150 familje, ndërsa sot numërohen vetëm rreth 30 familje, kryesisht të moshuar, të mbetur mes shtëpive të mbyllura dhe rrugëve të zbrazëta.