Me një tjetër fëmijë që humbi jetën nga fruthi në Teksas, shkoi në dy numri i viktimave në ShBA. Numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka mbërritur në 500 persona, ndërsa fruthi është përhapur në 22 shtete të vendit. Sekretari amerikan i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. – që njihet si skeptik ndaj vaksinave, deklaroi se në rastin e fruthit, vaksinat janë mbrojtja më e mirë.