Top Channel/ Frikësohet Trump? CNN: Nuk do debat të dytë! Reuters: Harris zgjeron avantazhin!
13/09/2024 12:58

Showman-i i madh nga të gjithë sapo i ktheu shpinën dhjetëra miliona shikuesve, thotë CNN. Të paktën tani për tani. Refuzimi i Donald Trumpit për të marrë pjesë në një tjetër debat presidencial me kandidaten demokrate Kamala Harris shënon një moment të rëndësishëm në fushatën ezgjedhjeve të 5 nëntorit 2024 – ndërsa nxjerr në pah, sipas gjigandit mediatik amerikan, cenueshmërinë e një karrierë politike të ndërtuar mbi themelet e famës së tij televizive. Trumpi shprehet se nuk ka nevojë për një revansh, sepse pretendon se ishte ai fituesi i përballjes televizive të së martës me demokraten Kamal Harris, pavarësisht se shumë të tjerë janë të bindur për të kundërtën. Sipas një anketimi të fundit të opinionit publik, të realizuar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania e sondazheve Ipsos, zëvendëspresidentja e ka zgjeruar avantazhin e saj dhe udhëheq tani me një nivel mbështetje prej 47 për qind, krahasuar me 42% që shënon rivali i saj reublikan. Ky zgjerim i epërsisë erdhi pikërisht pas debatit televiziv ku votuesit menduan se Harris u paraqit më mirë. Anketimi i dyditor tregon se kandidatja demokrate ka një avantazh prej 5 për qind ndër votuesit e regjistruar për zgjedhjet e këtij viti, duke rritur kështu avantazhin prej 4 për qind ndaj Trumpit nga anketa e mëparshme që u realizua nga e njëjta agjenci në periudhën 21-28 gusht. Megjithatë, edhe pse sondazhet kombëtare konsiderohen një tregues i rëndësishëm lidhur me qëndrimin e elektoratit, rezultatet përfundimtare përcaktohen nga votat në shtetet kyç që janë vendimtare për Kolegjin Elektoral. Prandaj, është e mundur që rezultati të vendoset nga disa shtete të rëndësishme për betejën elektorale.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57