Top Channel/ “Frikë se mos bëhesha homoseksual”, Schwarzenegger flet për nënë e tij
01/07/2023 22:21

Aktori Arnold Schwarzenegger ka folur shumë herë publikisht për të kaluarën dhe fëmijërinë e tij dhe këtë herë nuk ka nguruar të tregojë se cila ishte frika më e madhe e nënës së tij. Aktori i njohur ishte i ftuar në Muzeun e Akademisë së Filmit në Los Angeles për të mbajtur një fjalim. Ai foli për nënën e tij dhe keqkuptimin që ajo kishte për gjinitë në shoqëri. Frika e saj më e madhe ishte se fëmija i saj mund të ishte homoseksual. Ai shpjegoi se kur ishte adoleshent, kishte në mendje disa standarde, si rezultat i të cilave dhoma e tij ishte e mbushur me postera të bodybuilderëve, boksierëve, kampionëve të boksit etj. Kjo nuk i ka pëlqyer nënës së tij, e cila pyeti veten se çfarë i kishte shkuar keq djalit të saj, pasi ndryshe nga ai, shumica e djemve të moshës së tij kishin postera me gra në dhomat e tyre. Mungesa e posterave me vajza në dhomë, tregoi aktori bëri që nëna e tij të thërrasë edhe një mjek për tu konsultuar. “Ai i tha asaj se kjo është krejtësisht normale për fëmijët e moshës sime. Ne kemi idhuj burrat që janë të fortë dhe kjo nuk është alarmante, as nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush është homoseksual. Kjo ishte frika e saj më e madhe”, shtoi ai.

Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42