Misteri i stacionit të radios “The Buzzer” të Rusisë është thelluar pasi ky relikt i epokës sovjetike dërgoi katër sinjale të çuditshme brenda vetëm 24 orëve. I njohur për përdorimin nga KGB-ja gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, stacioni i radios UVB-76 ka qenë duke zhurmuar pa ndërprerje që nga fundi i viteve ’70, duke dërguar mesazhe sekrete ushtarake, sipas pretendimeve.