Mes kërcënimeve të Donald Trumpit për rritje tarifash ndaj importeve evropiane, BE-ja duket se kërkon uljen e toneve me SHBA-në. Një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian u takua për katër orë me zyrtarë të administratës Trump me shpresën të shmanget një konflikt i mundshëm tregtar. “Objektivi kryesor, siç na u prezantua nga partnerët tanë amerikanë, është reciprociteti”, deklaroi Maros Sefcovic, komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike.