Frika e një materializimi të kërcënimit Iranian për shpagim ndaj sulmit ajror izraelit ndaj ambasadës së republikës Islamike në Siri ka nxitur Shtetet e Bashkuara të vendosen në gjendje gatishmërie të lartë. Një zyrtar amerikan pohoi për CNN se SHBA-ja është në gjendje vigjilence për goditje të interesave izraelite apo amerikane në rajon.