Top Channel/ Frika nga trazirat, Rutte: KFOR, garant për Kosovën
14/09/2026 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Ruttes, KFOR-i është në Kosovë, për të siguruar që NATO-ja të kontribuojë në stabilitet dhe paqe, ndërsa misioni paqeruajtës i Aleancës, tha ai, ka kontribuuar për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë. “Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha Rutte në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel të hënën, kur u pyet nëse është i shqetësuar për trazira të mundshme në Kosovë dhe rajon si rezultat i vendimit që do të merret në Hagë. Deklaratat e shefit të NATO-s vijnë disa orë pasi Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që t'i shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç tha, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator.

Top Channel/ Presidentja e re bashkon politikën, të gjithë në ceremoninë e Justina Shiroka Pula
07/10 19:48
Top News-Ligji për kufizimin e kompetencave të Speciales/Reagon ‘Haga’: Nuk u pyetëm për ndryshimet
07/10 18:25
Top News – BE përshëndet presidenten e re, por kundërshton ndryshimet në ligjin e ‘Speciales’
07/10 15:42
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK
07/10 15:19
Top News- Kosova forcon traditën / Justina Shiroka-Pula, gruaja e tretë presidente dhe…
07/10 15:13
Top Channel/ Ndryshimet në Ligjin e Speciales, BE:”Të shqetësuar, Kosova të respektojë detyrimet”!
07/10 14:43
Top News- Presidentja Justina Shiroka- Pula/ Urime nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë
07/10 14:30
Top News- Presidentja e re paditet në Kushtetuese/ Kallëzimi për afatet, ekspertët mendojnë ndryshe
07/10 14:11
Top News – Më jep ligjin, të jap Presidentin. Pse këmbënguli PDK te kandidatura më pranë saj
07/10 13:13
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten, votohet në mesnatë akademikja Jusina Shiroka Pula
07/10 12:29
Top News- Kush është Presidentja e re/ Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e PDK
07/10 11:23
Top News- Kosova zgjedh Presidenten / Zgjedhjet e reja shmangen në sekondat e fundit të afatit
07/10 11:05
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, si votuan deputetët e Kuvendit për kreun e ri të shtetit
07/10 10:52
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, fjalimi i parë i Justina-Shiroka-Pula në Kuvend
07/10 10:37
Top News – Presidentja e re e Kosovës pritet me duartrokitje dhe lule në Kuvend
07/10 10:25
Top News – Fjala e parë e Presidentes: Do të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
07/10 10:25
Top News – Votimi në sekondat e fundit, Kosova shmang zgjedhjet e reja
07/10 10:13
Top Channel/ Kosova me Presidente të re, momenti kur Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend
07/10 09:31
Top Channel/ Zgjedhja e Presidentes së re, ja si votuan deputetët e Kosovës
07/10 09:19
Top Channel/Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme-nis votimi për 2 kandidatët për President
07/10 00:14