Pushtimi rus në Ukrainë ka ringjallur interesin për vendstrehimet prej betony në Zvicër, të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë me hapësirë të mjaftueshme për t`i mbrojtur të gjithë. Që prej viteve 1960, cdo komune zvicerane i është dashur të ndërtojë bunkerë bërthamorë për banorët e saj. Objekte të tilla kanë qenë të detyrueshme për të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e banimit me një madhësi të caktuara, të ngritura që prej atëherë.