17 mjete lundruese janë bllokuar për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve. Sipas Policisë kufitare dhe asaj detare, operacioni “Siguria Detare” ka vijuar edhe në fillimin e muajit shtator, kjo për shkak të fluksit të lartë të frekuentimit të plazheve. Mjetet e bllokuara janë: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.