Top Channel/ Francezët “sfidojnë” qeverinë, sërish protesta për rritjen e moshës së pensioneve
13/04/2023 23:08

Francezët vijojnë të kundërshtojnë me dhunë projekt-ligjin e Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite. Ata kanë vijuar protestat masive prej shumë javësh, duke marshuar nëpër qytete dhe shkatërruar ambientet publike. Mijëra persona marshuan në rrugë të ndryshme të qytetit me banderola në duar, të cilat përmbanin mesazhe të ndryshme për kundërshtimin e tyre. Pas përballjes me policinë, të dyja palët nisën përplasjen me sende të ndryshme, përfshirë gazin lotsjellës. Në Paris, bankat dhe dyqanet e shtrenjta siguruan dritaret e tyre të përparme me dërrasa druri, por megjithatë demonstruesit hynë në disa prej tyre. Për ti bërë ballë situatës së tensionuar autoritetet vendosën në dispozicion 11.500 oficerë policie, 4.200 prej tyre vetëm në Paris. Në mbështetje të francezëve kanë ardhur sindikatat, të cilat kanë kërkuar vazhdimisht takim me presidentin Macron, gjë e cila u hodh poshtë nga lideri vendit. Pavarësisht protestave të dhunshme lideri francez nuk ka hequr dorë nga projektligji që paraqiti. Kritikët kanë sfiduar zgjedhjen e qeverisë për të përfshirë planin e pensioneve në një projekt-ligj buxhetor, i cili përshpejtoi ndjeshëm procesin legjislativ. Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e francezëve janë kundër reformës së pensioneve. Këshilli Kushtetues i Francës pritet të vendosë nëse do ta miratojë ose refuzojë këtë ligj, që ka rritur tensionet e popullit vendas. Pamjet: AFP

Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55