Top Channel/ Francezët ‘anojnë’ djathtas! Zgjedhjet parlamentare, Le Pen shpreson të bëjë histori
30/06/2024 20:12

Franca votoi për zgjedhjet parlamentare dhe sipas të dhënave paraprake udhëheq bindshëm “Tubimi kombëtar” i Marine Le Pen. Këto zgjedhje u mbajtën pas tërmetit politik që shkaktuan zgjedhjet evropiane dhe goditjes së fortë që mori Emanuel Macron. Ashtu siç pritej, këto zgjedhje mund t'i japin vendit për herë të parë një qeveri të ekstremit të djathtë kundër presidentit Emmanuel Macron. Të parët që votuan ishin territoret jashtë shtetit, Kaledonia e Re, në Paqësorin Jugor. Dhe në orën 8 të mëngjesit u hapën qendrat e votimit edhe në Francën metropolitane, ku ishin thirrur të votonin 49 milionë qytetarë me të drejtë vote. Bumi i pritshëm i pjesëmarrjes në votime u konfirmua: 25.9% e votuesve, ose 1 në 4 prej tyre, kishin votuar brenda mesditës. Një përqindje që u rrit ndjeshëm krahasuar me raundin e parë të vitit 2022, kur vetëm 18.43% votuan në të njëjtën fashë orari. Partia “Tubimi kombëtar” kryeson bindshëm, ndonëse nuk e ka të sigurt arritjen e shumicës absolute. Nëse partia e ekstremit të djathtë do të sigurojë 289 vende në asamblenë kombëtare, ajo do t'i imponojë Macron një qeveri bashkëjetese duke zgjedhur Jordan Bardella si kryeministër. Megjithatë, nëse asnjë nga tre partitë konkurruese nuk do të arrinte objektivin e tyre, do të hapej një skenar kritik për kreun e shtetit, i cili do ta gjente veten me një Asamble Kombëtare të fragmentuar, me rrezikun e fortë të një vendi të paqeverisshëm. Votimi pritet të mbyllet në orën 20.00, por mbështetësit e Le Pen kanë nisur të festojnë.

Top News- ‘Serbia drejt trazirave’ / Rubio: Beogradi i përfshirë në çështje problematike
24/09 18:30
Top News- ‘SHBA inkurajon pushtimin rus të Ukrainës’ / Putin ftohet në G20, Polonia kundërshton
24/09 15:42
Top News -‘Rebelohet’ Inteligjenca Artificiale /‘Hakeron’ qeverinë australiane, rasti i parë në botë
24/09 15:22
Top Channel/ Agjenti i OpenAi hakeron qeverinë australiane, kryeministri “i kërkon llogari”Altmanit!
24/09 15:17
Top News – Avioni luftarakë, me hundë në tokë / Shpërthen në flakë ‘Hawk’-u i forcave britanike
24/09 15:09
Top News – Kthehen centralet bërthamore në Itali / Pas dyzet vitesh, Meloni merr ‘ok’-in në senat
24/09 14:53
Top News – Tapet i kuq e avionë në qiell / Trump ‘shkrihet’ për Xi Jinping, pritje e ngrohtë
24/09 13:42
Top News – Media kthehet në Shtëpinë e Bardhë / Gjykatësi frenon Trump, rrëzon ndalimin e gazetarëve
24/09 13:26
Top News – Kina ‘pushton’ BE-në, Brukseli në alarm / Shitjet e makinave hibride ‘ngrihen në qiell’
24/09 13:21
Top News – SHBA ‘i dhuron’ Kinës F35-at…Pentagoni nis hetimin për pjesët ‘e humbura’
24/09 13:21
Top News – Raketa balistike mbi maternitet / Sulmet ruse vrasin tetë persona në Ukrainë
24/09 13:19
Top News – Mercenarë nga 47 vende luftojnë për Putin / Zelenski denoncon-nga Gana, Nepali e India…
24/09 12:00
Top News – Erdogan ‘i tërheq veshin’ Zelenskit: ‘Sulmet mbi anijet në Detin e Zi, të pashpjegueshme’
24/09 11:46
Top News – Rusia, dronë kundër Italisë, Spanjës e Francës / CIA paralajmëron pas udhëtimit sekret
24/09 11:44
Top News – Marinsat amerikanë në depresion / USS Lincoln, 8 pjesëtarë të ekuipazhit tentuan…
24/09 11:42
Top News – 3 milionë euro në shtëpinë e mafiozit…edhe 11 ora Rolex, gjenden të fshehura në mur
24/09 11:42
Top Channel/ Xi Jinping viziton SHBA-në: Fokusi, rivaliteti dypalësh dhe Inteligjenca Artificiale!
24/09 11:28
Top Channel/ Rubio jep alarmin: Serbia “mund të shpërthejë”, Europa nis përgatitjet për luftë!
24/09 11:13
Top Channel/ Zelensky fjalim në OKB, Putin përgjigjet me bombardime masive mbi Kievin dhe Odesën!
24/09 11:11
Top Channel/ El Mundo: Rusia po përgatit sulme me dronë në Mesdhe-Francë, Spanjë ose Itali!
24/09 11:10