Vala e të nxehtit po godet edhe politikën franceze: Ligjvënësit e Partisë së Gjelbër paraqitën një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për dështim në menaxhimin e situatës ekstreme që përfshiu vendin që nga fundi i qershorit. Mocioni është firmosur nga 32 deputetë të Gjelbër, 25 deputetë të partisë së majtë radikale a France Insoumise dhe një deputet socialist.