Top Channel/ Franca, rënie në Matematikë. Problemet e nxënësve francezë në klasifikimin e PISA-s
08/12/2023 08:00

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD publikoi renditjen e PISA-s më 5 dhjetor, duke paraqitur një vlerësim të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në fusha themelore si matematika apo të kuptuarit me shkrim. Rezultatet e programit PISA 2022 flasin për një rënie historike prej 21 pikësh të nxënësve të Francës në Matematikë, për periudhën 2018 deri në 2022. Kjo është edhe rënia më e madhja që nga studimi i parë PISA”, bëri të ditur OECD. Rënia vërehet edhe në të kuptuarit me shkrim dhe në lëndët shkencore, në Francë dhe brenda OECD. Rezultati i studentëve francezë bie me 19 pikë në të kuptuarit e tekstit të shkruar dhe me 6 pikë në shkenca. Sipas studimit, “rënia e thellë i atribuohet vetëm pjesërisht pandemisë Covid-19”, sipas OECD. Ministri i Arsimit Kombëtar, Gabriel Attal pritet të paraqesë disa masa për t’iu përgjigjur këtyre çështjeve Megjithatë, vërehet një rënie historike në 81 vende anëtare dhe partnere të OECD-së. E publikuar çdo tre vjet, Klasifikimi i PISA-s, që publikohet një herë në tre vjet, fokusohet në tre fusha si shkencë, matematikë dhe të kuptuarit e leximit dhe ofron zhvillim të thelluar të njërës prej lëndëve. Këtë vit matematika ishte “më e rëndësishmja” në renditje. Studimi bazohet në një kampion prej 690 000 nxënësish 15-vjeçarë, përfshirë 6 770 në Francë. Renditja e Pizës mbledh edhe elementë të tjerë për kushtet e mësimdhënies. Nëse 91.5% e nxënësve francezë deklarojnë veten të sigurt në shkollë, 16% raportojnë se nuk janë të kënaqur me jetën e tyre krahasuar me vetëm 7% në 2015. Shifra alarmante pasi bullizmi në shkollë vazhdon të jetë i shpeshtë dhe disa studentë kryen vetëvrasje vitin e kaluar. Ndërsa 30% e studentëve francezë thonë se janë të hutuar nga pajisjet dixhitale që përdorin në klasë, 50% ankohen për zhurmën dhe rrëmujën në klasë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21