Top Channel/ Franca nuk e “lëshon” Durov: Ngrihet aktakuza ndaj themeluesit të Telegramit!
29/08/2024 11:15

Thirrjet për lirimin e themeluesit të aplikacionit për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram” Pavel Durov, nuk i kanë lëkundur autoritetet franceze të cilat ngritën ndaj tij akuza paraprake me pretendimin se ka lejuar zhvillimin e aktivitetit të dyshuar kriminal në rrjetin që drejton. 39 vjecarit të lindur në Rusi por që ka nënshtesi franceze, i është ndaluar largimi nga Franca në pritje të hetimeve të mëtejshme.Durov u arrestua të shtunën në aroportin e Parisit, “Le Bourget”, në kuadër të një hetimi të nisur muajin e kaluar, mbi dyshimet për 12 vepra penale. Ai u mbajt për katër ditë në paraburgim për t'u marrë në pyetje mbi dyshimet se platforma e tij ishte përdorur për aktivitete të jashtëligjshme. Të mërkurën, Durov u la i lirë në këmbim një garancie pasurore prej 5 milionë eurosh dhe me kushtin të paraqitej në para autoriteteve dy herë në javë. Ai akuzohet mes të tjerash se platforma e tij përdoret për materiale abuzimi seksual të fëmijëve dhe trafik droge, dhe se Telegram refuzoi të jepte informacion ose të vinte në dispozicion të hetuesve dokumenta, siç e parashikon ligji.Disa zyrtarë qeveritare në Moskë e cilësuan arrestimin e tij si të motivuar politikisht dhe një provë se Perëndimi vepron me standarde të dyfishta në raport me lirinë e fjalës.Presidenti francez Emmanuel Macron insistoi të hënën se arrestimi i Durov nuk ishte një akt politik, por pjesë e një hetimi të pavarur. Telegrami vazhdon të shërbejë si një platformë e përhapur informacioni në Ukrainë, ku mediat dhe zyrtarët shpërndajnë informacion lidhur me luftën.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35