Vetëm disa orë pas prezantimit të kabinetit të tij, zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se kryeministri i ri i vendit, Sébastien Lecornu ka paraqitur këtë mëngjes dorëheqjen. Lecornu bëhet kështu kryeministrit më jetëshkurtër në detyrë në historinë e Francës, e cila zhytet sërish në pasiguri.