Forcat detare franceze kanë ndaluar dhe kontrolluar një cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë, në një operacion të zhvilluar pranë brigjeve të Siçilisë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili publikoi edhe pamje nga operacioni, ku shihen ushtarë francezë duke hipur në anije dhe duke kryer kontrolle. Sipas Macron, anija me emrin Deliver u ndalua pasi po lundronte në kundërshtim me ligjin detar ndërkombëtar.