Top Channel/ Franca lëkundet prej Kosovës? Propozimi i Parisit mund të ndryshojë!
18/10/2022 17:49

Propozimi francez, i prezantuar gjatë takimit të grupit të punës për vizat në Këshillin e BE-së të mbajtur në 13 tetor, që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e të ashtuquajturit sistem ETIAS, u konsiderua i papranueshëm nga autoritetet në Prishtinë. Ky sistem digjital synon regjistrimin e vizitorëve që hyjnë nga jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Normalisht, ai duhet të hynte në funksion këtë vit, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat i fundit përmendet nëntori i vitit 2023. Nëse propozimi do të pranohej, kjo do të nënkuptonte një tjetër shtyrje të gjatë te liberalizimit të shumëpritur të vizave në Kosovë. Por duket se kërkesa franceze, për momentin, nuk është më shumë se kaq. Sipas profesorit të shkencave politike në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, asgjë nuk është përfundimtare pasir Këshilli i BE-së mund ta modifikojë në mënyrë dramatike propozimin. Kushtet shtesë, Franca i justifikon me idensë se synon forcimin e BE-së. Ajo, sipas Bechev, po e përdor zgjerimin për të nxitur rishikimin e politikave brenda bllokut. Edhe pse ideja e Parisit u mbështet hapur nga Belgjika e Spanja, vende si Suedia, Holanda dhe Italia janë duke e shqyrtuar ndërsa Gjermania ka dalë hapur kundër propozimit, dhe presioni i mundshëm i Gjermanisë mund të ndikojë mbi qëndrimin e Francës, pasi ka mjaft ndikim në këtë çështje, duke marrë parasysh madhësinë dhe vendndodhjen e saj gjeografike.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39