Franca është ofruar të ndihmojë në zhbllokimin e portit të Odessa në jug të Ukrainës për të mundësuar eksportin e drithërave në vendet që kanë nevojë. France 24 thotë se një këshilltar i paidentifikuar i presidencës franceze tha se Parisi është në dispozicion për “një operacion që do të mundësonte hyrjen në qytetin-port”.