Në mesin e një tensionimi të ri të marrëdhenieve transatlantike, gjithmonë e më shumë po shtrohet pyetja nëse Europa mund të mbrohet vetë, pa Shtetet e Bashkuara. Kjo pyetje po rikthehet fuqishëm në qendër të debatit politik dhe të sigurisë në Bashkimin Europian, teksa po shtohen dyshimet për angazhimin afatgjatë amerikan në mbrojtjen e kontinentit të vjetër.