Teksa një pjesë e mirë e Francës po përballet me situate të pazakonta dhune, turistët nuk janë frikësuar aspak nga kjo gjë dhe kanë vijuar të bëjnë pushimet e tyre. Ata kanë vijuar të bëjnë tur në disa nga vendet më të vizituara franceze, kryesisht Parisin, duke mos e menduar faktin që rebelët mund të shënjestrojnë ata. Turistët lëvizin të qetë pa u shqetësuar, dhe nuk ngurojnë të fotografojnë çdo moment që kalojnë në kryeqytet.