Presidenti serb, Aleksandar Vuçic zbuloi propozimin e ri të Francës dhe Gjermanisë, i cili parashikon që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në Bashkimin Europian.