Mbrëmjen e së martës banorët e një fshati të vogël të Fierit, por dhe shumë qytetarë që morrën vesh lajmin se ishte vrarë një fëmijë 8 vjeç nga fqinji i tij, u tronditën. Viktima e këtij krimi të rëndë është Mateo Vllasia 8 vjeç që ishte në klasën e tretë. Fqinji i tij 38-vjeçari Klodian Calameni mësohet se e goditi fëmijën me lopatë në kokë, e groposi në oborrin e shtëpisë së tij dhe e mbuloi me gjete.