Fotografia ndërkombëtare është bërë bashkë në Shqipëri në edicionin e 17-të të “Fokus Award Albania”. Nga Shkodra në Tiranë dhe më pas në Fier, festivali ka sjellë ekspozita dhe aktivitete me pjesëmarrjen e fotografëve, artistëve dhe profesionistëve të imazhit nga vende të ndryshme të botës. Tema e këtij edicioni ishte “Frymë/Breath”, një koncept që e çon fotografinë përtej frymëmarrjes si akt biologjik, duke e lidhur atë me jetën, natyrën, lirinë dhe brishtësinë njerëzore.