Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet me një proces ekstradimi në SHBA si kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika për tre vrasje. Kjo foto e siguruar ekskluzivisht nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, tregon Sokol Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas ndalimit prej US Marshall, më 5 maj në shtetin e Ohio-s. Por si mori fund arratia 30 vjeçare e Sokol Hoxhës?